Begaj uron Kancelarin Merz: Gjermania, mbështetëse në rrugëtimit tonë evropian

Begaj uron Kancelarin Merz: Gjermania, mbështetëse në rrugëtimit tonë evropian

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj ka uruar ditën e sotme Kancelarin Friedrich Merz për detyrën e re të drejtimit të qeverisë së Republikës Federale të Gjermanisë. Përmes një mesazh në rrjete sociale drejtuar Kancelarit Merz, Begaj vlerëson vëmendjen e vazhdueshme të Gjermanisë mike ndaj Shqipërisë dhe popullit shqiptar. “Për Shqipërinë dhe shqiptarët Gjermania është vendi mik dhe mbështetës i përhershëm në rrugëtimit tonë evropian”, – shkruan Presidenti Begaj në profilin e tij në platformën X. Gjithashtu, Presidenti i Republikës, shprehet besimplotë që një mbështetje e tillë do të forcohet më tej nën drejtimin e Kancelarit Merz.
Burimi: Opinion.al