Burimi:
Vizionplus.tv

Foto © Vizionplus.tv
Begaj takon Zëvendëssekretarin amerikan të Shtetit: Mirënjohës për mbështetjen që SHBA-ja i ka dhënë transformimit të Forcave të Armatosura
👁10161
Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, u takua në Dayton, Ohio, me Zëvendëssekretarin e Shtetit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Christopher Landau. Presidenti Begaj i shprehu mirënjohjen Zëvendëssekretarit të Shtetit për miqësinë historike dhe partneritetin strategjik që SHBA ka me Shqipërinë. Presidenti Begaj nënvizoi faktin se Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë qenë mbështetës të palëkundur dhe kanë luajtur rol vendimtar në momente historike të kombit shqiptar. Presidenti Begaj çmoi partneritetin Shqipëri-SHBA dhe ndihmën e dhënë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, veçanërisht në kryerjen e reformës në drejtësi dhe sundimit të ligjit, në zhvillimin e demokracisë dhe forcimin e...