Begaj nga Frashëri: Dita e besimit dhe kujtesa e një populli nuk mund të shlyhen

Begaj nga Frashëri: Dita e besimit dhe kujtesa e një populli nuk mund të shlyhen

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, mori pjesë sot në 245-vjetorin e themelimit të Teqesë së Frashërit. Përpara besimtarëve bektashinj, të cilët 5 shtatorin e kanë ditë pelegrinazhi, Presidenti nderoi vëllezërit Frashëri dhe kujtoi vlerat historike të kësaj teqeje për përhapjen e dijes, ruajtjen e identitetit shqiptar dhe çështjen kombëtare. “Që nga viti 1781, kur ‘hodhi çatinë’ kjo teqe, ajo nuk shërbeu vetëm si vend lutjeje. Ajo u bë shtëpi e hapur për udhëtarin, vatër dijeje e kuvendimi dhe, mbi të gjitha, vatër e ndërgjegjes shqiptare”, deklaroi Begaj në fjalën përshëndetëse. Kreu i Shtetit kujtoi rolin e klerikëve bektashinj në momentet vendimtare për shqiptarët, nga Rilindja Kombëtare deri në ndërtimin e shtetit. Duke u ndalur te filozofia dhe fryma e besimit, Presidenti theksoi kontributin e bektashinjve...