Begaj ndjek stërvitjen ushtarake “Mburoja e Arbrit 2026”: Aktorët keqdashës mund të cenojnë paqen në rajon, duhet të jemi të përgatitur!

Begaj ndjek stërvitjen ushtarake “Mburoja e Arbrit 2026”: Aktorët keqdashës mund të cenojnë paqen në rajon, duhet të jemi të përgatitur!

Presidenti Bajram Begaj, ndoqi nga afër finalizimin e stërvitjes “Mburoja e Arbrit 2026” të Grup-Batalionit të Këmbësorisë së Lehtë që u zhvillua në Bizë, i cili u certifikua “I aftë për mision” sipas standardeve të NATO-s. Në fjalën përshëndetëse që mbajti në këtë ceremoni, Begaj vlerësoi certifikimin si dëshmi të progresit të  Forcave të Armatosura, përgatitjes së lartë, disiplinës e profesionalizmit dhe si një standard që duhet ruajtur. “Sot, këtu në Bizë, ju dëshmuat jo vetëm përgatitje të lartë taktike, por edhe rezistencë e karakter të fortë ushtarak. Ju treguat aftësinë për të planifikuar, për të koordinuar dhe për të vepruar në një mjedis kompleks operacional”, – deklaroi Presidenti i Republikës, i cili theksoi se gatishmëria ushtarake ndërtohet çdo ditë përmes stërvitjes dhe profesionalizmit. Si...