BE “zbret” në Ballkan/ Von der Leyen nis turneun me vizitën nga Shqipëria
Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, do ta nisë javën e ardhshme turneun e saj në Ballkan me një vizitë në Shqipëri. Sipas agjendës së publikuar nga Komisioni Europian, von der Leyen pritet të mbërrijë të mërkurën në Tiranë. Gjatë qëndrimit në Shqipëri, ajo do të zhvillojë takime me Presidentin Bajram Begaj dhe kryeministrin Edi Rama. Vizita në Tiranë do të jetë pjesë e një turi disa-ditor në vendet e Ballkanit Perëndimor. Të enjten, presidentja e Komisionit Europian do të udhëtojë drejt Kosovës, ku në axhendë janë takimet me ushtruesen e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu, dhe kryeministrin Albin Kurti. Pas Kosovës, turneu do të vijojë në Malin e Zi dhe do të përfundojë në Maqedoninë e Veriut. Komisioni Europian ende nuk ka...
Burimi:
ntv.al