BE vendos tarifë të re për pakot online, blerësit do të paguajnë 2 euro shtesë

BE vendos tarifë të re për pakot online, blerësit do të paguajnë 2 euro shtesë

Bashkimi Evropian ka hyrë sot në një fazë të re të kontrollit tregtar, duke aplikuar një komision të ri prej 2 eurosh për pakot e vogla të blera në internet. Masa vendos në shënjestër drejtpërdrejt platformat gjigante të tregtisë elektronike me origjinë nga Kina, si Shein dhe Temu, të cilat kanë shënuar rritje të lartë të vëllimeve të shitjeve në tregun evropian gjatë viteve të fundit. Ky tarifim i ri vjen si një masë plotësuese ndaj kuadrit ekzistues doganor. Kontributi prej 2 eurosh do të zbatohet mbi tarifën fikse prej 3 eurosh që hyri në fuqi në muajin korrik për të gjitha dërgesat me vlerë më të ulët se 150 euro. Mbrojtja e tregut dhe mbulimi i kostove doganore Vendimmarrja e Brukselit mbështetet në dy...