Burimi:
Zeri.ai

Foto © Zeri.ai
BE për vizitën e Vuçiç në Rusi: Të përmbahet nga legjitimimi i agresionit të Putinit ndaj Ukrainës
👁5065
Aleksandër Vuçiç BRUKSEL- Bashkimi Evropian shpreh keqardhje të thellë për udhëtimin e udhëheqjes serbe në Moskë dhe pjesëmarrjen në shënimin e Ditës së Fitores në Luftën e Dytë Botërore – një ngjarje që Rusia, sipas Brukselit, e shfrytëzon për qëllime propagandistike. Kjo është përgjigjja e Komisionit Evropian pas vizitës së presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiç, në Rusi, ku është takuar me presidentin rus, Vladimir Putin. “Nga Serbia pritet të dëshmojë përkushtim të besueshëm ndaj vlerave evropiane dhe të na bindë për orientimin e saj strategjik drejt Bashkimit Evropian”, thuhet në një përgjigje me shkrim të një zëdhënësi të Komisionit Evropian...