BE kërkon miratimin e projektligjit, kriptoasetet në dorë të deputetëve! Drafti i Qeverisë mbërrin në Kuvend për diskutim
Projektligji i Qeverisë shqiptare për tregjet e kriptoaseteve ka mbërritur tashmë në Kuvend, ku pritet të diskutohet mes deputetëve para miratimit final. Drafti përmban mjaft risi për një sektor që konsiderohet i parregulluar në Shqipëri. Këshilli i Ministrave: Projektligji ka si qëllim të rregullojë subjektet dhe veprimtaritë që lidhen me emetimin e kriptoaseteve dhe tokenave të parasë elektronike, si dhe veprimtaritë e ndërmjetësimit të kriptoaseteve, të tilla si operimi i një platforme tregtie, këmbimi, kujdestaria, marrja dhe transmetimi i urdhrave, ekzekutimi i urdhrave, hedhja në treg, transferimi, këshillimi dhe administrimi i një portofoli kriptoasetesh. Drafti synon të përshtatet plotësisht me rregulloren e BE-së për këtë fushë, për shërbimet e investimit, pagesave dhe parasë elektronike. Këshilli i Ministrave: Kërkesat rregullatore ndaj këtyre subjekteve përfshijnë mbajtjen e...
Burimi:
javanews.al