Burimi:
Vizionplus.tv

Foto © Vizionplus.tv
BE-ja i tërheq vërejtjen Gjeorgjisë për shkeljen e të drejtave themelore, paralajmëron pezullim të vizave
Komisioni Evropian ka paralajmëruar Qeverinë e Gjeorgjisë për atë që e cilëson si “shkelje serioze të të drejtave dhe lirive themelore”, duke e vënë në dijeni se mosrespektimi i vazhdueshëm i rekomandimeve të Bashkimit Evropian mund të çojë në pezullimin e udhëtimit pa viza për qytetarët gjeorgjianë. Në një letër drejtuar ministres së Jashtme, Maka Botchorishvili, drejtoresha e Përgjithshme për Migracionin dhe Punët e Brendshme, Beate Gminder, iu referua gjetjeve të Raportit të Shtatë për Mekanizmin e Pezullimit të Vizave, i miratuar nga Komisioni në dhjetor të vitit 2024. Raporti evidentoi shkelje nga ana e Gjeorgjisë, sidomos në lidhje me...