BE-ja heqë sanksionet ekonomike ndaj Sirisë

BE-ja heqë sanksionet ekonomike ndaj Sirisë

Ministrat e Jashtëm të Bashkimit Evropian (BE) janë pajtuar të martën për t’i hequr sanksionet ekonomike kundër Sirisë, njoftoi shefja e politikës së jashtme të BE-së, Kaja Kallas. “Dëshirojmë ta ndihmojmë popullin sirian ta ndërtojë një Siri të re, gjithëpërfshirëse dhe paqësore”, tha Kallas në një postim në platformën sociale X, pas diskutimeve me ministrat e Jashtëm në Bruksel. Ky ndryshim nga Bashkimit Evropian në politikën e tij të jashtme vjen pasi presidenti amerikan, Donald Trump, theksoi javën e kaluar se do të urdhëronte heqjen e sanksioneve të SHBA-së ndaj Sirisë. “BE-ja ka qenë gjithmonë pranë sirianëve gjatë 14 vjetëve...
Burimi: Opinion.al