BE i hap rrugë vendit tonë për grupkapitullin e fundit, reagon Rama: Shqipëria nuk ndalet!

BE i hap rrugë vendit tonë për grupkapitullin e fundit, reagon Rama: Shqipëria nuk ndalet!

Bashkimi Europian i ka hapur rrugën Shqipërisë për të çelur grupkapitullin e fundit të procesit të negociatave. Bëhet fjalë për grupkapitullin e 5-të që përfshin bujqësinë dhe kohezionin. Lidhur me këtë proces ka reaguar edhe Kryeministri Edi Rama, i cili e konsideron një zhvillim pozitiv në rrugën e Shqipërisë drejt anëtarësimin në Bashkimin Europian. “Shqipëria nuk ndalet – Sot, më 23 korrik 2025, në vijim të progresit të vazhdueshëm e dinamik të Shqipërisë në rrugën e negociatave të anëtarësimit në Bashkimin Evropian, Komiteti i Përfaqësuesve të Përhershëm të Vendeve Anëtare të Bashkimit Europian autorizoi Presidencën Daneze të ftojë Shqipërinë për...