BE hap “thesin”, Akordon rreth 3 miliardë euro për Ukrainën, paratë për stabilitetin financiar dhe reformat!

BE hap “thesin”, Akordon rreth 3 miliardë euro për Ukrainën, paratë për stabilitetin financiar dhe reformat!

Komisioni Evropian njoftoi sot se ka disbursuar 2,9 miliardë euro për Ukrainën, për të ndihmuar në përmbushjen e nevojave financiare të vendit, ruajtjen e funksionimit të administratës publike dhe mbështetjen e reformave në kushtet e luftës së vazhdueshme. Sipas një deklarate, pagesa përfshin 800 milionë euro, të dhëna për herë të parë në kuadër të komponentit “Ukraine Facility” të kredisë së BE-së për mbështetjen e Ukrainës. “Me disbursimin e sotëm, po ndihmojmë në ruajtjen e stabilitetit financiar të Ukrainës dhe po mbështesim investimet që do të hedhin bazat për rimëkëmbjen e saj të ardhshme”, tha presidentja e KE-së, Ursula von der Leyen. Blloku tha se mbështetja totale e BE-së e dhënë në kuadër të planit të reformave të Ukrainës do të kalojë 32 miliardë euro...