Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
BE “hap thesin”, 50 milionë euro për të rinjtë në Shqipëri
👁11113
Komisioni për Çështjet Europiane ka miratuar marrëveshjen e financimit me Komisionin Europian për programin operacional shumëvjeçar për punësimin e të rinjve në Shqipëri, në kuadër të IPA III, për periudhën 2024-2027. Zëvendësministrja e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Olta Manjani, deklaroi se programi synon përfshirjen e plotë të të rinjve në tregun e punës, me fokus të veçantë te grupi NEET, të rinjtë që nuk janë në arsim, punë apo trajnim, të moshës 15-29 vjeç. Manjani, në fjalën e saj tha se, kjo marrëveshje nuk është thjesht një dokument politik, por një ndër marrëveshjet më të rëndësishme që shteti shqiptar do...