BE hap grupkapitullin 5 me Shqipërinë

BE hap grupkapitullin 5 me Shqipërinë

Ambasadorët e 27 vendeve anëtare të Bashkimit Evropian i kanë dhënë dritën jeshile vijimit të negociatave me vendin tonë për hapjen e grupkapitullit të 5-të, i cili përfshin Bujqësinë dhe Kohezionin. Ky është edhe grupkapitulli i fundit i negociatave të anëtarësimit për vendin tonë drejt BE-së. Konferenca e gjashtë ndërqeveritare do të mbahet në mesin e muajit shtator. Në këtë konferencë do të hapet grupkapitulli i katërt i negociatave, ai për Agjendën e Gjelbër dhe Lidhshmërinë e Qëndrueshme. BE-ja i ka kërkuar Shqipërisë që në muajin qershor të paraqesë pozicionin e saj negociues për këtë grup kapitujsh. Grupkapitulli 4 përfshin:...