BE 79 milionë euro investim për energjinë e rinovueshme në Shqipëri

BE 79 milionë euro investim për energjinë e rinovueshme në Shqipëri

Bashkimi Europian do të investojë 79 milionë euro në Shqipëri për nxitjen e energjisë së rinovuershme një masë kjo në kuadër të integrimit. Komisioni i veprimtarive miratoi marrëveshjen  e cila parashikon që fondi total të arrijë në 130 milionë euro pasi është bashkëfinancuese edhe qeveria shqiptare. Ami Kozeli, zv.ministri i infrastrukturës tha se objektiv do të jetë  rritja e eficencës energjitike si dhe ngritja e infrastrutkurës  për automjetet elektrike. Po ashtu një pjesë e fondit do të përdoret për të  ulur kostot që kanë ujsjellësat nga përdorimi i energjisë elektrike. Ky fond parashikohet të përdoret për periudhën 2024-2027.
Burimi: Javanews.al