BBC: Hamasi financohet përmes tunelëve, 700 milionë dollarë për mbijetesën në Gaza

BBC: Hamasi financohet përmes tunelëve, 700 milionë dollarë për mbijetesën në Gaza

Gati dy vite pas fillimit të luftës së Izraelit në Gaza, kapaciteti ushtarak i Hamasit është dobësuar ndjeshëm dhe udhëheqja politike është nën presion të madh. Megjithatë, BBC raporton se grupi ka arritur të vazhdojë pagesat për rreth 30,000 nëpunës civilë përmes një sistemi të fshehtë të pagesave në para të gatshme, me një total prej rreth 7 milionë dollarësh. Sipas BBC-së, tre punonjës civilë kanë konfirmuar se kanë marrë afro 300 dollarë secili këtë javë, një pagesë që përfaqëson rreth 20% të pagës së tyre para luftës, e shpërndarë çdo 10 javë. Ndërkohë, bëhet e ditur se për shkak të mungesës së një sistemi bankar në Gaza dhe rrezikut nga sulmet izraelite, shpërndarja e rrogave bëhet përmes takimeve sekrete. Punonjësit marrin udhëzime të koduara...