Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
BB: Ekonomia shqiptare ngadalësohet në 2025, dobësimi i kërkesës dhe investimeve rrit pasiguritë
👁7080
Shqipëria ka mbyllur vitin 2024 me një rritje ekonomike prej 3.9%, duke ruajtur një ritëm të qëndrueshëm për të dytin vit radhazi, sipas raportit Ekonomik Pranveror 2025 të Bankës Botërore. Rritja është mbështetur nga konsumi privat, dërgesat e emigrantëve dhe zgjerimi i kredidhënies për familjet. Megjithatë, perspektivat për vitin 2025 janë më të zymta. Rritja ekonomike në Shqipëri pritet të ulet në 3.2%, ndërsa në 2026 në 3.1%, si pasojë e ngadalësimit të kërkesës së jashtme, dobësimit të investimeve të huaja dhe pasigurive globale që lidhen me tensionet gjeopolitike dhe politikat tregtare. Në nivel rajonal, Ballkani Perëndimor ka ruajtur një...