Burimi:
Telesport.al

Foto © Telesport.al
Bayern po bën gafën e radhës, “fal” 38 mln euro për një firmë që hezitoi ta hedhë në letër
👁6821
27 Prill 2025 12:29 Telesport Ndryshe nga Davies, Kimmich dhe Musiala, Leroy Sane nuk po trajtohet si lojtar i pazëvendësueshëm te Bayern. Sipas Bild, gjermani ende nuk ka marrë një ofertë rinovimi në Mynih. Sane nuk ka kërkuar bonus firme (duke qenë se kontrata e tij skadon tani në verë) dhe pranon përgjysmim të pagës aktuale, por Bayern po heziton. Ekziston rrisku që marrëveshja të mos arrihet dhe nga kjo do të humbte Bayern, jo lojtari. Vlera e tij aktuale është 38 mln euro. Bayern, në vend që ta shiste ose të rinovonte, rrezikon ta humbasë me parametra zero.