Bayern Munich nis bisedimet për rinovimin e kontratës së Olise deri në vitin 2032, lojtari kërkon një klauzolë

Bayern Munich nis bisedimet për rinovimin e kontratës së Olise deri në vitin 2032, lojtari kërkon një klauzolë

1 Tetor 2026 11:30 Telesport Bayern Munich synon të sigurojë të ardhmen afatgjatë të Michael Olise. Sipas “Sport Bild”, klubi bavarez ka nisur kontaktet me përfaqësuesit e anësorit francez për të diskutuar zgjatjen e kontratës dhe për të garantuar që ai të mbetet një pjesë kyçe e projektit afatgjatë të klubit. Që nga mbërritja e tij në Bavari nga Crystal Palace në verën e vitit 2024, Olise është afirmuar shpejt si një element thelbësor i skuadrës. Paraqitjet e tij kanë bërë përshtypje te drejtuesit e Bayern, të cilët tani synojnë ta shpërblejnë me një marrëveshje të re. Klubi dëshiron ta zgjasë kontratën e tij deri në vitin 2032 dhe ta bëjë lojtarin 25-vjeçar një nga më të paguarit në ekip. Megjithatë, negociatat mund të hasin...