Bastoni në shtesë, pas Espositos. Fitorja 2-0 e kualifikon Interin si i pari i grupit në 1/8 finale

Bastoni në shtesë, pas Espositos. Fitorja 2-0 e kualifikon Interin si i pari i grupit në 1/8 finale

Interi është kualifikuar për në 1/8 finale të Kupës së Botës për Klube. Me fitoren 2-0 ndaj River Plate, zikaltrit e mbyllin grupin në vendin e parë. Ky kompeticion deri tani është shoqëruar nga temperaturat e larta. Në “Lumen Field” të Seattle, nxehtësia ndihej jo vetëm fizikisht, por edhe për shkak të atmosferës së zjarrtë që krijuan tifozët e River Plate, pothuajse si një kundërshtar shtesë për Interin e drejtuar nga Chivu. Megjithatë, temperatura faktike ishte e këndshme dhe ndeshja nisi me ritëm e intensitet. Asllani provoi i pari të thyente baraspeshën, ndërsa më pas ishte Mastantuono, rreziku kryesor i argjentinasve,...
Burimi: Telesport.al