Bastisnin në seri bizneset në Korçë dhe Pogradec, arrestohen 2 ‘skifterët’, shpallet në kërkim një i tretë! ja çfarë u sekuestrua nga Policia
Dy persona janë arrestuar nga policia, pasi dyshohet se kryenin vjedhje në biznese dhe automjete në Pogradec dhe Korçë. Në pranga kanë rënë dy 26-vjeçarë, ndërsa një bashkëpunëtor i tyre është shpallur në kërkim. Gjatë kontrolleve në banesat e të arrestuarve janë sekuestruar sendet e dyshuara të vjedhura, një shumë parash dhe automjeti që ata përdornin për të lëvizur. Sipas uniformave blu, tre personat dyshohet se janë autorë të gjashtë vjedhjeve në të dy qytetet. Njoftimi i policisë: “Finalizohet operacioni policor “Qarku” Kryenin vjedhje në biznese të ndryshme në Pogradec dhe Korçë, si dhe në automjete, identifikohen, kapen dhe vihen në pranga 2 autorët e dyshuar. Shpallet në kërkim bashkëpunëtori. Sekuestrohen sendet e dyshuara të vjedhura. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Pogradec, në bashkëpunim me...
Burimi:
javanews.al