Burimi:
Sportiim.al

Foto © Sportiim.al
Basketboll/ Elerta Zykaj i thotë të gjitha…
E nis me biografinë e saj, prek tema të nxehta të sportit të koshit teksa ndjen dhimbje për momentin e keq të basketbollit të vajzave. Kryesisht për punën e pamjaftueshme që në gjenezë. Flet Zykaj: “Unë jam rritur me basketbollin. Për më shumë se 20 vjet, ai ka qenë pjesë e përditshmërisë sime, gëzimeve, sfidave dhe formimit tim si njeri. E kam dhënë gjithçka në fushë. Sot, kur e shoh çfarë po ndodh me brezat e rinj, ndjej përgjegjësi që të flas, jo nga një piedestal, por nga një vend dhimbjeje dhe kujdesi. II. Karriera Fillimet e mia si lojtare i kam filluar me ekipin e Tiranes e me pas në Vlorë, në klubin Flamurtari, që për mua s’ishte thjesht ekip, por një shkollë karakteri....