Burimi:
Gijotina.com

“Bashkisë do ia vëmë kufirin te thana”, Berisha: Amnisti fiskale për të gjithë gjobat ndaj bizneseve
👁11311
Kryedemokrati, Sali Berisha ka premtuar amnisti fiskale për të gjitha bizneset e vogla në 100 ditët e para të qeverisjes së demokratëve pas zgjedhjeve parlamentare të 11 majit. Këtë premtim, lideri demokrat e bëri gjatë një turi takimesh me biznesin e vogël në kryeqytet, teksa theksoi gjithashtu ulje taksash dhe ulje të çmimit të energjisë dhe ujit. Gjatë bashkëbisedimit me pronarët e bizneseve të vogla në Tiranë në zonën e Tregut Industrial, Berisha tha se PD është e vendosur të mbështesë fuqishëm biznesin e vogël. “Ne jemi të vendosur të mbështesim fuqishëm biznesin e vogël sepse është biznesi që punëson...