Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Bashkimi Europian përpjekje për të qetësuar marrëdhëniet me SHBA-në, pezullon tarifat
Bashkimi Evropian ka marrë vendimin për të pezulluar kundërtarifat ndaj mallrave amerikane, një veprim që synon t’i japë fund luftës tregtare midis dy anëve të Atlantikut. Sipas La Repubblica, ky vendim konsiderohet si hap për të qetësuar marrëdhëniet me SHBA-në. Burime nga brenda Komisionit Evropian thonë se udhëzimet e presidentes Ursula von der Leyen kanë qenë të qarta. Sipas saj, duhet besuar te Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe të shmanget çdo provokim që mund të ndikojë në prishjen e marrëdhënieve. Kjo lëvizje strategjike shihet si një përpjekje për të mbajtur hapur negociatat dhe për të shmangur një përshkallëzim të...