Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
“Bashkia e Tiranës po trajtohet si ndarje torte”/ Lëvizjet në Bashki, reagon ashpër Nënkryetari: Zgjidhja e duhur…
Ai tha se aktualisht kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj ka humbur çdo lloj ndikimi administrativ dhe politik në bashki.Sipas Telitit postet e reja në bashki janë deleguar nga kreu i qeverisë Rama dhe se për rizgjedhjen e kryebashkiakut të ri duhet të zhvillohen zgjedhjet vendore. Në një studio televizive ishte i ftuar nënkryetari i Këshillit Bashkiak i Tiranës, Dorian Teliti i cili diskutoi për lëvizjet në Bashki pas dorëheqjeve të nënkryetarëve kohët e fundit. Teliti theksoi gjithashtu se duhet që Tiranën ta kthejmë në një normalitet ligjor. “Aktualisht kryetari i Bashkisë Erion Veliaj ka humbur çdo lloj ndikimi administrativ dhe politik në bashki. Mund të them se katër postet e reja në Bashkinë e Tiranës janë deleguar nga kryeministri. Bashkia e Tiranës po...