Bashkia e Tiranës jep leje për vendosjen e ashensorëve në pallatet e vjetra, ngre task-forcën për kontrollin e materialeve të sistemit kapot

Bashkia e Tiranës jep leje për vendosjen e ashensorëve në pallatet e vjetra, ngre task-forcën për kontrollin e materialeve të sistemit kapot

Tre leje për instalimin e ashensorëve dhe shtatë leje për sistemin kapot janë miratuar në kuadër të Programit të Fondit të Komunitetit të Bashkisë së Tiranës. Me rimarrjen e kompetencave, kryebashkiaku Erion Veliaj ka kërkuar ngritjen e një task-force për kontrollin e materialeve që përdoren në sistemet kapot, me fokus te certifikimi i tyre për rezistencën ndaj zjarrit. Pallatet që do të përfitojnë nga Programi i Fondit të Komunitetit kanë si kusht që materialet e përdorura për sistemin kapot të jenë të certifikuara dhe të plotësojnë kriteret e sigurisë ndaj zjarrit. Programi i Fondit të Komunitetit mbulon 50% të kostos së përcaktuar për ndërhyrje si vendosja e ashensorit, izolimi i tarracës apo instalimi i sistemit kapot. Për pensionistët dhe familjet që trajtohen me ndihmë ekonomike,...