Burimi:
Kultplus.com

Foto © Kultplus.com
Bashkëpunimi në mbrojtje, temë kryesore në takimin Kurti–Baker
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka mirëpritur në Prishtinë Zëvendësndihmës Sekretarin amerikan të Mbrojtjes, David Baker, së bashku me ekipin e tij, në një takim që vjen pas një jave të mbushur me thellim të marrëdhënieve dypalëshe ndërmjet Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës.Në një postim në rrjetet sociale, Kurti ka theksuar rëndësinë e bashkëpunimit në fushën e mbrojtjes dhe mirënjohjen për përkrahjen e vazhdueshme që SHBA-të i japin Kosovës.
“Angazhohemi çdo ditë për miqësi edhe më të thellë, partneritet edhe më të gjerë dhe aleancën edhe më të fortë,” u shpreh kryeministri.Në takim morën pjesë edhe ministri i Mbrojtjes,...