Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
‘Bashkëpunimi i pushtetit me krimin është i dokumentuar në dosje’/ Çollaku: SPAK po sillet si pjesë e fushatës, jo si organ hetues
Gazetari Basir Çollaku ka ngritur akuza të forta ndaj strukturës së posaçme SPAK gjatë një interviste në edicionin qendror të lajmeve në Syri TV, ku tha se përgjigjet informale dhe mungesa e veprimeve konkrete ngjajnë sikur prokurorët e SPAK kanë qenë vetë pjesë e fushatës zgjedhore. Sipas Çollakut, është Partia Demokratike ajo që po bën rolin e prokurorisë, duke denoncuar me prova shkeljet dhe krimet zgjedhore, ndërsa vetë SPAK-i po hesht përballë ngjarjeve të rënda. Ai u shpreh se kallëzimet e shumta të opozitës dhe të liderit Sali Berisha janë të mjaftueshme për të hetuar dhe marrë të pandehur një numër të konsiderueshëm zyrtarësh, kandidatësh, si dhe funksionarësh të mazhorancës. Gazetari theksoi se mungesa e ndëshkimeve për vepra penale që nga dosjet 184 dhe 339,...