Bashkëpunëtorja e Jeffrey Epstein takohet me Departamentin e Drejtësisë. Roli i saj në dosjen “famëkeqe”?!

Bashkëpunëtorja e Jeffrey Epstein takohet me Departamentin e Drejtësisë. Roli i saj në dosjen “famëkeqe”?!

Ghislaine Maxwell, ish-socialitja britanike dhe bashkëpunëtorja e dënuar e Jeffrey Epstein, do të takohet sot me zyrtarë të Departamentit amerikan të Drejtësisë në burgun federal të Tallahassee-s në Florida, ku po vuan një dënim me 20 vjet heqje lirie për përfshirje në rrjetin e shfrytëzimit seksual të të miturve që udhëhiqej nga Epstein. Ky zhvillim vjen në një kohë kur presioni publik dhe politik për zbardhjen e plotë të rastit Epstein është në rritje veçanërisht nga mbështetësit e lëvizjes MAGA të presidentit Donald Trump, të cilët po kërkojnë publikimin e të ashtuquajturës “listë klientësh” të miliarderit të ndjerë. Bëhet fjalë...