Burimi:
Shkodraweb.com

Foto © Shkodraweb.com
“Bashkë, jemi shumë dhe do të fitojmë!”, Luçiano Boçi: Shkodranët i kanë braktisur ata përballë nesh në aleancën e vetmisë
👁11067
Drejtuesi politik i PD- së për Qarkun e Shkodrës Luçiano Boçi, vijon takimet me shkodranët me intensitet të lartë edhe në ditët e fundit të kësaj fushate elektorale. Ai takohet dhe bashkëbisedon me qytetarë të shtresave, profesioneve dhe moshave të ndryshme, duke trajtuar edhe programin e PD- së për qeverisjen e vendit pas 11 majit 2025 “Shkodranët i kanë braktisur ata përballë nesh në aleancën e vetmisë. Numërimi mbrapsht, për fitoren e aleancës më të shenjtë të Partisë Demokratike, asaj me shkodranin e zakonshëm, ka nisur. Bashkë, jemi shumë, dhe do të fitojmë!”, shkruan Luçiano Boçi, nënkryetar i PDSH- së...