Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Basha: Pa zgjidhur çështjen e pronës, Shqipëria mbetet një ekonomi primitive. Programi i Koalicionit Euroatlantik i…
Drejtuesi politik i Koalicionit Euroatlantik, Lulzim Basha, i shoqëruar nga kandidati për deputet Rajmond Dervishi, ishin në një takim me inxhinierë dhe banorë të Vorës ku diskutuan për problemin e pronave. Në bisedën me të pranishmit, ai tha se Shqipëria është i vetmi vend që pasi ra regjimi komunist, nuk ka zgjidhur ende këtë problem, dhe pas 35 vitesh shqiptarët nuk kanë siguri për pronën e tyre. Sipas tij, kjo ka ndikuar shumë edhe në ngecjen e zhvillimit ekonomik të vendit. Basha më tej tha se Koalicioni Euroatlantik në programin tij parashikon që ky problem të ketë zgjidhje të menjëhershme, pa burokraci, kthim të menjëhershëm të pronës aty ku është e lirë, kompensim me vlerë tregu ku është zënë, lëshim të obligacionit/bonove nga shteti, që...