Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Basha mesazh demokratëve: Vota juaj s’duhet të përdoret për të shpëtuar Ilir Metën nga burgu
👁8390
Drejtuesi politik i Koalicionit Euroatlantik, Lulzim Basha, ka publikuar një video-mesazh drejtuar demokratëve të zhgënjyer, ku shprehet se idealet e Partisë Demokratike po përdoren për interesa personale dhe për të shpëtuar nga drejtësia figura të inkriminuara si Ilir Meta. “Partia Demokratike ishte shpresë për të gjithë ne. Por sot, ajo shpresë është zbehur. Me votën tuaj duan të nxjerrin Ilir Metën nga burgu. Kjo nuk është ajo për të cilën luftuam. Dhe nuk është ajo në të cilën beson shumica dërrmuese e demokratëve”, shprehet Basha. Ai thekson se zgjedhja në 11 maj është e qartë, ose me Shqipërinë pa korrupsion...