Barushi: “Vllaznisë ia kemi marrë dorën”. Reagon Brdaric: “Jemi të bindur, shkojmë në finale”

Barushi: “Vllaznisë ia kemi marrë dorën”. Reagon Brdaric: “Jemi të bindur, shkojmë në finale”

Pas hedhjes së shortit të “final four”, i cili e përballi skuadrën e tij me Vllazninë, foli drejtori i Dinamo City, Ermal Barushi. Ekzekutivi i bluve nënvizoi mes të tjerash para gazetarëve: “Mendoj se është short i mirë për ne. Kemi zhvilluar ndeshje të mira ndaj Vllaznisë, ia kemi marrë dorën. Shpresojmë t’ia dalim në gjysmëfinale, kemi bërë një edicion të mirë. Jemi pjesëmarrës në Kupat e Europës, ende në luftë edhe për Kupën e Shqipërisë, por sigurisht synimi kryesor mbetet titulli kampion. Në fakt kalendari është pak i ngjeshur, duke marrë në konsideratë edhe Kupën, por shpresoj t’ia dalim...
Burimi: Telesport.al