Bardhi takohet me VanHorn në Kryesinë e Kuvendit: SHBA aleat i çmuar dhe strategjik i Shqipërisë!
Kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike Gazment Bardhi, ka zhvilluar një takim me të ngarkuarën me punë të SHBA në Tiranë, Nancy VanHorn. Njoftimin ligjvënësi demokrat e ka bërë sot (10 shtator) nëpërmjet një postimi në rrjetin social. “Në nisje të këtij sesioni të ri parlamentar, pata kënaqësinë të mirëpres të Ngarkuarën me Punë të Ambasadës së SHBA-së, znj. Nancy VanHorn, me të cilën diskutuam mbi aktualitetin e axhendës së Kuvendit, prioritetet që kemi përpara dhe forcimin e mëtejshëm të marrëdhënieve të shkëlqyera mes dy vendeve tona”, shkruan kreu i grupit të PD. Në fund ai thekson se: “Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë një aleat i çmuar dhe strategjik i Shqipërisë. Jemi krenarë që qëndrojmë së bashku si aleatë në NATO dhe të...
Burimi:
javanews.al