Bardhi: Rama dhe Balluku, nga dhuna e kartonëve te dhuna e uniformave!

Bardhi: Rama dhe Balluku, nga dhuna e kartonëve te dhuna e uniformave!

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka reaguar ashpër ndaj dhunës së ushtruar ndaj të rinjve që protestojnë kundër qeverisë, duke e lidhur atë me mbrojtjen politike që, sipas tij, mazhoranca i dha Belinda Ballukut përmes votave në Kuvend. Me një mesazh të drejtpërdrejtë kundër kryeministrit Edi Rama dhe zëvendëskryeministres Belinda Balluku, Bardhi deklaron se dhuna që më parë u përdor përmes votave parlamentare për të mbrojtur pushtetarët po ushtrohet tashmë përmes uniformave të Policisë së Shtetit ndaj qytetarëve që kundërshtojnë korrupsionin. Kreu i Grupit Parlamentar të PD-së nënvizon se Policia e Shtetit nuk mund të përdoret si mburojë personale e kryeministrit dhe e Ballukut, duke kujtuar se ajo financohet nga taksat e qytetarëve dhe ka detyrimin të mbrojë ligjin dhe qytetarët,...