Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Bardhi publikon pamjet dhe godet Ballukun: Vëzhguesit e PS kanë votuar për qytetarët,çfarë ka ndodhur në 11 maj në Fier
Gazment Bardhi, i cili drejtoi fushatën e demokratëve në zgjedhjet e 11 majit në Qarkun e Fierit, ka publikuar dje një video në rrjetet sociale, e cila sipas deputetit të PD-së, tregon farsën zgjedhore dhe manipulimin që ka ndodhur. Bardhi shprehet se në video tregohet sesi vëzhgues të Partisë Socialiste votojnë në emër të qytetarëve, duke shkelur fshehtësinë e votës. Pamjet janë regjistruar në qendrën e votimit nr. 3153/1, në Njësinë Administrative Dërmenas, Bashkia Fier. Në postimin e tij në rrjetet sociale, Bardhi e cilëson këtë si një “farsë elektorale”, ku, sipas tij procesi i votimit është nën kontrollin e patronazhistëve dhe i manipuluar në thelb. “Votim i kontrolluar = farsë elektorale. Shkelja e fshehtësisë së votimit është krim sipas nenit 327 të Kodit Penal...