Bardhi nxjerr 10 pikat e raportit të KE-së/ Godet qeverinë për Ballukun dhe korrupsionin

Bardhi nxjerr 10 pikat e raportit të KE-së/ Godet qeverinë për Ballukun dhe korrupsionin

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka renditur dhjetë problematika që, sipas tij, evidentohen në raportin e Komisionit Europian për Shqipërinë të vitit 2026. Në fokus të reagimit të tij janë funksionimi i Kuvendit, korrupsioni, çështja e imunitetit të Belinda Ballukut, politizimi i institucioneve të pavarura dhe mungesa e reformës zgjedhore. Një prej pikave më të ndjeshme që veçon Bardhi lidhet me kërkesën e SPAK për heqjen e imunitetit të Belinda Ballukut. Sipas tij, raporti ngre shqetësime për respektimin e parimit të barazisë përpara ligjit dhe funksionimin e mekanizmave të kontrollit e balancës mes pushteteve. Në listën e tij, Bardhi përfshin edhe atë që e cilëson si mosfunksionim demokratik të Parlamentit dhe cenim të të drejtave kushtetuese të opozitës. Ai pretendon gjithashtu...