Bardhi dhe Balliu përjashtohen me 60 ditë, Tabaku: Vendim i papranueshëm. PD ikën nga Konferenca e Kryetarëve
Deputetja e PD-së, Jorida Tabaku e ka cilësuar të papranueshëm vendimin e Komisionit të Etikës për përjashtimin me 60 ditë nga punimet e Kuvendit të Gazment Bardhit dhe Klevis Balliut. Gjatë fjalës së saj në Konferencën e Kryetarëve, Tabaku deklaroi se masa e marrë ndaj dy deputetëve është në kundërshtim me Rregulloren e Kuvendit, duke theksuar se një përjashtim i tillë parashikohet vetëm në raste të caktuara. ”Vendimi për përjashtimin e kryetarit të Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi, dhe deputetit Balliu, i papranueshëm dhe në shkelje të Rregullores”, u shpreh Tabaku. Ajo kritikoi mënyrën se si është zbatuar rregullorja parlamentare, duke deklaruar se vendimi i Komisionit të Etikës nuk reflekton respektimin e dispozitave në fuqi. ”Përjashtimi për 60 ditë është i përcaktuar qartë në...
Burimi:
kohajone.com