Bardh Frangu: Vjellja e dëshpërimit
Poezi nga Bardh Frangu Është vjeshtëGjethet nga degët bien si me parashutëBliri merr pamjen e një huri mbi trotuarPërballë tij prostitutat hanë thonjtëPak më tutje dëgjohen ulërima në parlamentËshtë shtrenjtuar bukaÇmimi i seksit në rënie të lirëNë vrapim e sipër ndodh edhe ndonjë përdhunimE ata që vdesin nga viagrat shpallen sheitËshtë kohë e një krize të madhe thotë një analistTek fshinë hundët me mangën e palltos së zezëPatriotët horra prodhojnë tradhtarë gjithandejSi mizat shtyhen për të zënë një vend në historiNë këtë libër të verdhë të lyer me mutAskush nuk brengoset për mësuesin pensionistQë përtyp një kore buke në sheshin para qeverisëDhe vjell me dëshpërim jetën krejt sakrificë. ObserverKult Lexo edhe: REKOMANDIME LEXIMI NGA BARDH FRANGU Në kuadër të rubrikës Rekomandime leximi, ObserverKult kësaj radhe...
Burimi:
kultplus.com