Barcelona i heq shiritin e kapitenit Ter Stegen

Barcelona i heq shiritin e kapitenit Ter Stegen

Barcelona ka vendosur ta pezullojë Marc-André ter Stegen-in nga detyra e kapitenit për shkak të një konflikti që ka shpërthyer mes portierit gjerman dhe drejtuesve ‘blaugrana’. Sipas një komunikate zyrtare, pezullimi vjen pas hapjes së një procedure disiplinore ndaj Ter Stegen-it, i cili ka refuzuar të firmosë autorizimin për t’i dërguar La Liga-s raportin mjekësor të operacionit të fundit që ka kryer në shpinë. Klubi thekson se ky është një vendim i marrë në mënyrë konsensuale mes bordit drejtues, stafit teknik dhe drejtuesve sportivë. “FC Barcelona njofton se, si pasojë e hapjes së një procedure disiplinore ndaj lojtarit Marc-André ter Stegen, dhe deri në përfundimin e këtij procesi, klubi, në marrëveshje me Drejtorinë Sportive dhe stafin teknik, ka vendosur t’i heqë përkohësisht detyrën e kapitenit...