Barazimi dramatik, Serxho Ujka i sjell fat në debutim Zulte Varegemit

Barazimi dramatik, Serxho Ujka i sjell fat në debutim Zulte Varegemit

Ish-futbollisti i Egnatias, Serxho Ujka, bëri debutimin ditën e djeshme me skuadrën e Zulte Varegem, në elitën e futbollit belg, në duelin ndaj Meçelen, që u mbyll me barazim dramatik 1 me 1. 26-vjeçari shqiptar u hodh në fushë në minutën e 75-të teksa skuadra e tij ishte duke u mposhtur me rezultatin 0-1. Aktivizimi i Ujkës duke se i solli fat vendasve në ndeshjen e parë të kampionatit, teksa arriti të gjente baraspeshën në minutën e 90+9 falë golit të shënuar me penallti nga Vosen.  Duelin e radhës në kampionat, Zulte Varegem do e luajë në transfertë ndaj Vesterlo...