Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
Banorët ngujohen në godinë, policia i nxjerr me forcë, shembet mes kaosit ndërtesa e fundit në Theth
Prishja e godinës së fundit pa leje në Theth është shoqëruar me skena të tensionuara dhe përplasje të forta mes banorëve dhe autoriteteve. Fadroma e IKMT-së mbërriti në objektin e fundit të listuar për shembje, por u përball me rezistencën e fortë të banorëve, të cilët kërkuan një vendim gjykate që të justifikonte ndërhyrjen. Banorët u ulën në rrugë, duke bllokuar kalimin e mjeteve të IKMT-së dhe duke e kthyer terrenin në një skenë proteste. Ndërsa situata përshkallëzohej, forcat e policisë ndërhynë fuqishëm, duke krijuar një kordon sigurie dhe më pas duke hyrë me forcë në banesë. Banorët, u nxorën me...