Banorët e Njësisë Administrative Baz kundër shkrirjes së Bashkisë Klos
Banorët e Njësisë Administrative Baz janë shprehur kundër shkrirjes së Bashkisë Klos. Në dëgjesën publike, banorët kundërshtuan bashkimin dhe nxorën hapur në pah mangësitë e shërbimeve të Bashkisë Mat, paaftësinë e drejtuesve dhe administratës, si dhe gjendjen e Këshillit Bashkiak, i cili praktikisht është inekzistent. "Dhe pastaj na thonë se zgjidhja për Klosin qenka të bashkohet pikërisht me këtë model administrimi' shkruan deputetja demokrate Denisa Vata në një postim në facebook ku publikohen dhe video nga dëgjesa publike.
Burimi:
syri.net