Banorët e Memaliajt protestojnë para Kuvendit, i pranishëm edhe kryetari i Bashkisë: I kanë bërë llogaritë gabim

Banorët e Memaliajt protestojnë para Kuvendit, i pranishëm edhe kryetari i Bashkisë: I kanë bërë llogaritë gabim

Reforma e re territoriale, e propozuar nga Partia Socialiste e cila parashikon shkrirjen e disa bashkive dhe bashkimin e tyre me disa të tjera, vijon të sjellë reagime të shumta nga ana e qytetarëve dhe kundërshtime. Këtë herë në protestë janë ngritur banorët e Memaliajt, të cilët kanë kundërshtuar bashkimin me bashkinë e Tepelenës. Ata kanë dalë para ambienteve të kryesisë me pankarta, ndërsa brenda ambienteve të Kryesisë së Kuvendit, po zhvillon mbledhje Komisioni për Çështjet Ligjore dhe Administratën publike, ku po trajtohet Reforma e re Territoriale. I pranishëm në këtë protestë është edhe kryetari i Bashkisë së Memaliajt, Albert Malaj. Malaj paralajmëroi mazhorancën se me Memaliajn i kanë bërë llogaritë gabim, duke u bërë thirrje socialsitëve të mos marrin urdhra politikë por të dëgjojnë zërin...