Burimi:
Kohajone.com

Foto © Kohajone.com
Banorët e Hotolishtit sërish në protestë, bllokojnë aksin kombëtar
👁4197
Banorët e zonës së Hotolishtit në Librazhd kanë dalë sërish në protestë ditën e sotme, për të kundërshtuar projektin e rrugës së re që ndan fshatin mes për mes. Ata shprehen se nuk janë kundër ndërtimit të rrugës, por kërkojnë shpronësime me çmimet e tregut dhe ndërtimin e tunelit në mënyrë që fshati të mos preket nga projekti i Korridorit VIII. Banorët propozojnë ndërtimin e një tuneli, i cili do të shmangte dëmtimin e pjesës historike të fshatit dhe mjedisit përreth, duke lejuar që rruga të ndërtohet pa ndikuar në komunitet.