Burimi:
Vizionplus.tv

Foto © Vizionplus.tv
“Bankers Petroleum” miliona euro dëm ndaj shtetit, Rama: Uroj që Prokuroria t’i nxjerrë ujin e zi, koncesionet tona pa kosto për qytetarët! Paguani zero lekë në spitale
Një nga kompanitë më të mëdha të nxjerrjes së naftës në vend, “Bankers Petroleum”, është vënë në qendër të një hetimi penal për evazion të përmasave të mëdha. Autoritetet bëjnë me dije se kjo kompani, gjatë gjithë periudhës nga viti 2004 deri në vitin 2024, ka raportuar humbje të vazhdueshme, pavarësisht të ardhurave të mëdha nga shitjet dhe eksportet e naftës bruto. Sipas Prokurorisë së Fierit, kompania ka realizuar shitje me vlerë rreth 532 miliardë lekë, por ka deklaruar shpenzime të fryra, duke raportuar humbje prej mbi 11.7 miliardë lekësh në total. Kjo ka rezultuar në mospagimin e tatim-fitimit për...