‘Bankers’ në Apel/ CEO kinez dhe ish-drejtori kërkojnë lirinë, Gjykata i lë në burg

‘Bankers’ në Apel/ CEO kinez dhe ish-drejtori kërkojnë lirinë, Gjykata i lë në burg

Leonidha Çobo dhe Hongping Xiao TIRANË-Gjykata e Apelit ka lënë në fuqi masat e sigurisë arrest me burg për 10 zyrtarë dhe ish-zyrtarë të Bankers. Sipas hetimeve, "Bankers", dyshohet se ka përfituar në mënyrë të paligjshme 244 milionë lekë nga kreditimi i TVSH-së gjatë viteve 2018–2019. Dhjetë personat e dyshuar për çështjen “Bankers Petroleum Albania LTD” kërkuan ndryshimin e masës së sigurisë, por Apeli la në fuqi ato parapraket. Personat akuzohen për evazion fiskal dhe pastrim parash. Seanca u zhvillua me dyer të mbyllura për shkak të natyrës së çështjes dhe kërkesës së palëve për ruajtje të konfidencialitetit. Për këtë çështje janë lënë në arrest me burg CEO-ja aktual i kompanisë, Hongping Xiao dhe ish-drejtori, Leonidha Çobo. Ndërkohë tetë punonjësit e tjerë të kompanisë janë lënë pesë...