No Image Available

Bankers, GJKKO heq ndalimin e daljes nga vendi për Leonidha Çobon

Gjykata e Posaçme ka hequr masën e ndalimit të daljes jashtë shtetit për Leonidha Çobon, ish CEO-s së Bankers Petroleum. Sipas njoftimit të GJKKO, më 12 tetor Çobo kishte ankimuar masën e sigurisë. Më 1 prill, Çobo u lirua nga qelia dhe u la në detyrim paraqitje si dhe iu ndalua dalja jashtë vendit. Masa e detyrimit të paraqitjes mbetet ende në fuqi.