Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
‘Bankers’/ Apeli shtyn për nesër vendimin për 10 masat e sigurisë
Gjykata e Apelit vendosi të shtyjë për ditën e mërkurë në orën 10:00 vendimin për masat e sigurisë ndaj 10 zyrtarëve dhe ish-zyrtarëve të kompanisë ‘Bankers Petroleum’ , në kuadër të hetimeve për skandalin financiar që përfshiu këtë kompani. Avokatët e të dyshuarve sapo kanë përfunduar mbrojtjen dhe parashtrimet e tyre mbi ankimin për masat e sigurisë që u caktuan nga gjykata e Fierit. Të arrestuarit dolën sot para Gjykatës së Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm, për të kundërshtuar masat e sigurisë të caktuara më herët nga Gjykata e Fierit. Dhjetë zyrtarë dhe ish-zyrtarë të kompanisë, mes tyre edhe ish-drejtori Leonidha Çobo dhe drejtori aktual i kompanisë, shtetasi kinez Hongping Xiao, kanë kërkuar ndryshimin e masës së ‘arrestit me burg’, që u është caktuar për...