Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Bankat ‘dorështrënguar’ me kredinë për shtëpi/ Tavanet për huanë për blerje banese do frenojnë kredinë
Të marrësh një kredi nuk do të jetë më e lehtë për qytetarët që duan të blejnë një shtëpi. Bankat në vend paralajmërojnë shtrëngim të kushteve të kredisë që japin për të financuar blerjen e një prone gjatë tremujorit të tretë të këtij viti. Ndikim në forcimin e kushteve që duhen plotësuar për të miratuar kredinë për blerje banese, po jep vendimi i Bankës së Shqipërisë për të kufizuar vlerën e huasë që bankat japin për blerje prone, si dhe tavani i caktuar për këstin mujor. Këto kufizime jo vetëm do të shtrëngojnë automatikisht kushtet e kredisë, por nga ana...